Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Britanike hedh poshtë lirimin me kusht të Julian Assange


Një gjykatë e Londrës hodhi poshtë një kërkesë nga avokatët e bashkëthemeluesit të Wikileaks, Julian Assange, për ta liruar atë me kusht.

Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Qendrore – ose Old Bailey – mohoi të hënën kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assange për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin e tij mendor.

SHBA e akuzon Assange për spiunazh, pasi WikiLeaks publikoi qindra mijëra faqe dokumente qeveritare, posta elektronike dhe komunikime të tjera, përfshirë krimet e luftës së trupave amerikane në Afganistan dhe Irak në vitet 2010 dhe 2011.

Ai u tërhoq nga godina e ambasadës së Ekuadorit në Londër në 2019, ku u strehua për më shumë se shtatë vjet. Tani për tani, Assange, ndodhet i izoluar në një burg të sigurisë së lartë në kryeqytetin britanik.