Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së në 9 degë, cilët janë kandidatët


Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet për kryetar të PD-së në nëntë degë. Votimi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 18:00 të mbrëmjes.

Gara po zhvillohet për degët Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe e Dega 7 në Tiranë.

Ditën e djeshme u zgjodhën krerët e degëve për Vorën, Krujën, Belshin e një zonë në Tiranë. Prej disa javësh Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhje në degët e PD-së në barë vendin.