Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksina”-Reagon Basha: Rama i vonuar, shet dështimin si sukses


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit që dha Kryeministri Edi Rama, se me Pfizer/BioNTech është siguruar një sasi e madhe dozash vaksinash nga të cilat 10 mijë të parat do mbërrijnë në javën e tretë të janarit.

Basha e thotë se ky veprim është vonuar dhe Rama po shet dështimin si sukses.

Sipas kryedemokratit Rama është vonuar ndërkohë që Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë filluar vaksinimin.

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish“-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *