Vendosni fjalën kyçe....

Bora e parë vend, si paraqitet gjendja me rrugët në veri


Teksa bora e parë ka zbardhur veriun e vendit, Autoriteti Rrugor ka njoftuar lidhur me gjendjen e rrugëve në vend.

Sipas ARRSH-së pavarësisht reshjeve të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhirë.

“Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës. Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.” – thuhet në njoftimin zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *