Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja në KZAZ-në e Beratit, procedohen zyrtarët e bashkisë e dhjetëra qytetarë


Policia e Beratit ka proceduar në gjendje të lirë 40 persona, pas tensioneve në KZAZ-në e Beratit.

Në njoftimin për shtyp thuhet se nga të proceduarit një pjesë janë zyrtarë të bashkisë së këtij qyteti dhe të policisë bashkiake.

Ndërsa mes tyre është edhe Sekretari Organizativ i Bashkisë së Beratit.

Njoftimi i policisë

Berat

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

  • E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
  • B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)
  • H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)
  • M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)
  • K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
  • G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.
  • A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *