Vendosni fjalën kyçe....

U padit në prokurorinë e Beratit, dosja ndaj kryebashkiakes së Dimalit kalon te SPAK


Kryebashkiakja e Dimalit (Ura Vajgurore) është paditur në prokurorinë e Beratit ndërsa kjo e fundit e ka përcjellë dosjen te Prokuroria Speciale.

Juljana Mema akuzohet për shpërdorim detyre e shkatërrim të pronës private nga shtetasi Petrit Baho. Nën akuzë janë edhe dy punonjës të bashkisë, Agim Çuni e Pandi Lilo si dhe qytetari Ramadan Baho.

Petrit Baho, banor i fshatit Poshnje e akuzon Memën pasi pretendon se i është prishur prona nga fadromat e bashkisë në 23 nëntor 2020 ndërsa i ka dhënë leje një tjetër personi që të ndërtojë në pronën e tij.

Përveç Memës e dy punonjësve të bashkisë, është kallëzuar edhe Ramadan Baho, i cili akuzohet se i ka dhënë 20 mijë stërlina Memës për ta lejuar të ndërtojë në pronën e kallëzuesit, Petrit Baho.