Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë


Foto ilustruese

Policia ka arrestuar dy të rinj në zonën e Shkozës pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike të gatshme për ta tregtuar.

Pas kontrollit fizik në banesën e dy shtetasve K.B 25-vjeç dhe F.SH 26 vjeç i janë gjetur 100 doza me kanabis.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *