Vendosni fjalën kyçe....

Pas 27 vitesh punë prodhohet zemra e parë artificiale, miratohet për përdorim në BE


Aksionet e kompanisë Carmat SA, njohën rritjen e tyre më të madhe në më shumë se shtatë vjet pasi kompania mori miratimin për të shitur zemrën e parë totale artificiale në Evropë.

Kjo vjen pas një përpjekjeje 27-vjeçare që filloi nga një kirurg kardiak francez. Carmat këtë javë mori miratimin për pajisjen, që do të thotë që kompania tani mund ta shesë atë në Bashkimin Evropian si një urë për një transplantim zemre për pacientët që vuajnë nga insuficienca e pakthyeshme e fazës së fundit të zemrës.

Kirurgu dhe shpikësi i valvulave të zemrës, Alain Carpentier, i propozoi biznesmenit francez Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale në 1993.

Lagardere vendosi disa laboratorë dhe inxhinierë nga kompania e tij e raketave Matra në dispozicion të Carpentier dhe projekti u zgjerua me kalimin e viteve.

Zemra artificiale e Carmat ka potencial të madh sipas prodhuesve dhe mund të korrë 700 milionë euro shitje vjetore në Evropë deri në vitin 2030, sipas parashikimeve. Carmat do të fillojë shitjen e pajisjes në tremujorin e dytë, tha kompania të mërkurën.