Vendosni fjalën kyçe....

“Aggele mou” – Devis Xherahu sjell hitin e famshëm me këngëtarin e njohur grek (FOTO/VIDEO)


Të gjithë e mbani mend hitin “Aggele mou” të para 14 viteve, të kënduar nga artisti grek Panos Psaltis.

Epo këtë verë do të keni mundësinë që ta dëgjoni përsëri këtë këngë por në një version të ri, më të modernizuar dhe madje edhe në shqip.

Këtë e mundëson një bashkëpunim i këngëtarit shqiptari Devis Xherahu me artistin grek Panos Psaltis, të cilët janë miq të mirë prej vitesh.

 

Ditët e fundit të dy artistët kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video sëbashku në rrjetet sociale, duke lajmëruar se së shpejti do të nxjerrin një klip të ri.

 

Sikurse vetë këngëtarët kanë bërë me dije, hiti i kësaj vere do të bëhet publik këtë të premte në orën 18:00, në kanalin e tyre në “Youtube”.

Kur ora të shënojë 18:00, mund ta ndiqni në këtë link:

Po ashtu në mbrëmje, do të jenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, për të promovuar baladën e tyre të dashurisë, të cilën do ta këndojnë edhe live për publikun shqiptar. Kënga do të jetë në shqip dhe në greqisht.

 

Versioni origjinal i këngës “Aggele Mou”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *