Vendosni fjalën kyçe....

“Përdorimi i tepërt i antibiotikëve gjatë Covid-19 vështirëson trajtimin e infeksioneve të tjera” – OBSH


Përdorimi i tepruar i antibiotikëve gjatë pandemisë Covid-19 mund të jetë duke nxitur ‘super gonorrenë’ e patrajtueshme nga ilaçet, ka paralajmëruar OBSH-ja. Ndërsa asnjë antibiotik nuk është zbuluar të jetë efektiv në luftimin e koronavirusit, ilaçet janë bërë shpeshherë pjesë e trajtimit të pasojave të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas  një studimi të Universitetit të Kembrixhit, më shumë se 70 përqind e pacientëve me Covid-19 në SHBA morën antibiotikë ndërmjet marsit dhe prillit. Megjithëse ato përdoren gjithashtu për të parandaluar ‘infeksionet’ e tjera’ në mjediset spitalore, studiuesit zbuluan se ilaçet ishin të tepruara, duke raportuar një ‘mospërputhje të konsiderueshme’ midis infeksioneve bakteriale dhe pacientëve që marrin antibiotikë.

Marrja e tepërt e ilaçeve rrezikon të lëshojë një valë të re të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve, të tilla si ‘super gonorrea’ – një version më i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj ilaçeve që trajtojnë infeksionin që transmetohet në rrugë seksuale, shtoi OBSH-ja në raportin e saj.

“Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në komunitet mund të ushqejë shfaqjen e rezistencës antimikrobike në gonorre.” – tha përfaqësuesi i OBSH-së, duke shtuar se Azitromicina, një antibiotik i zakonshëm për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve frymëmarrjes, iu dha pacientëve të panumërt të prekur nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *