Ekipi franzes i PSG-së, ka shkarkuar trajnerin gjerman Thomas Tuchel, pavarësisht se ai e udhëhoqi ekipin në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë sezonin e kaluar, thonë raportet e mediave gjermane.
‘Bild’ raporton se Tuchelit iu tha shkarkimi nga drejtori sportiv brazilian i PSG-së, Leonardo, vetëm disa orë pasi klubi regjistroi një fitore 4-0 kundër Strasburgut të mërkurën në kampionat duke shkurtuar largësinë nga kreu që mbahet prej Lionit, në vetëm një pikë.
PSG-ja s’e ka pohuar ende lajmin. Ish-shefi i Dortmundit, Tuchel, e mori detyrën në ‘Parc des Princes’ në vitin 2018 dhe e ka udhëhequr ekipin në fitimin e kampionatit dhe Kupës së Francës, sezonin e shkuar.