Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Policia të marrë masa ndaj efektivëve që na dhunuan, do e ndjekim deri në fund


Regjisori Robert Budina i ka kërkuar policisë që të dalë me një deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku katër anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u shoqëruan nga policia, me dy prej tyre që kanë akuzuar policinë për dhunë fizike.

Në deklaratën e bërë para Ministrisë së Brendshme, Budina tha se policia duhet të dalë me një deklaratë të qartë për atë që ka ndodhur ndërsa pohoi se do i shkojnë deri në fund çështjes në fjalë.

“Ata e kanë detyrimin të shprehen qartësisht me një deklaratë për këtë ngjarje pasi ishte e provokuar prej tyre. Ne jemi ata që bëjnë protesta maratonë, ata e dinë shumë mirë këtë gjë. Demokracia është një maratonë e gjatë kështu që të hapin pedonalen sepse asgjë nuk do ndodhë. Ne do themi fjalën e lirë gjithmonë sidomos tani që ata e thyen këtë provë besimi mes nesh. Policia duhet të marrë masa ndaj efektivëve për të treguar që janë të interesuar për demokracinë. Ne këtë çështje do e ndjekim deri në fund.” – tha ndër të tjera Budina.