Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Albert Veliu do ekstradohet kur të kalojnë të gjitha etapat


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është prononcuar lidhur me çështjen e audiopërgjimit Albert Veliu- Agron Xhafaj, duke u shprehur se ekstradimi i tij mund të ndodhë kur të kalojnë të gjitha etapat e nevojshme ligjore.

Haradinaj ka theksuar se në Kosovë pushtetet janë të ndara dhe politika mund të ndërhyjë vetëm pasi ka një vendim nga drejtësia.

“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia. Pa kaluar të gjitha etapat nuk ka ekstradim për Albert Veliun”- tha Haradinaj.

Albert Veliu, ose ndryshe Dëshmitari X ndodhet në Kosovë ku dhe ka kërkuar azil pas publikimit të audio-përgjimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *