Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja cakton drejtuesit politikë në Shkodër e Fier


Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë në Shkodër e Fier. Vendimi vjen në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në Shkodër, selia blu ka caktuar Helidon Bushatin ndërsa në Fier, Enkelejd Alibeajn.

Në ditët e ardhshme pritet të dalin edhe emrat e drejtuesve politikë të PD-së në 11 qarqet e tjera.

Bushati e Alibeaj janë ish-deputetë të PD-së.

Bushati është tani anëtar i Autoritetit të Konkurrencës ndërsa me caktimin e tij drejtues politik në Shkodër pritet të largohet nga ky pozicion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *