Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Biden bën vaksinën kundër Covid-19


Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është vaksinuar kundër koronavirusit të ri me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Biden u vaksinua të hënën në një spital në Delauare. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën “kur të jetë në dispozicion”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.

Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina tjetër e kompanisë Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *