Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi viziton familjen e Klodian Rashës si ministri i ri i Brendshëm


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar sot paradite familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Sipas “Report TV”, vizita e Çuçit tek familja Rasha ka zgjatur vetëm 10 minuta. Ai ishte i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku. 

Kujtojmë se në shtëpinë e familjes Rasha më parë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama (3 herë) si dhe ministrja Elisa Spiropali.

Gjithashtu atje ka qenë edhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili premtoi t’i vinte emrin e të ndjerit rrugës pranë shtëpisë.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, i cili e kishte ndjekur pasi ai kishte dalë jashtë orarit të përcaktuar nga qeveria për shkak të Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *