Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti francez Macron preket nga Covid-19


Elysée ka konfirmuar se presidenti francez Macron ka dalë pozitiv për Covid-19 dhe do të izolohet për shtatë ditë në përputhje me rregulloret shëndetësore.

Ai u diagnostikua me Covid-19 të enjten, sipas njoftimit zyrtar nga pallati presidencial.

“Kjo diagnozë u vendos pas një analize që u krye sapo u panë shenjat e para.” – thuhet në deklaratë.

Pallati presidencial tha se Macron do të izolohet për shtatë ditë në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi, duke shtuar se presidenti do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë veprimtarinë e tij në largësi.

Sipas BFM TV, Macron është në gjendje të mirë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *