Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet pas 17 ditësh mbyllje faqja e JOQ Albania në Facebook


Pas 17 ditësh mbyllje është rihapur faqja JOQ Albania në Facebook. Faqja në fjalë u mbyll më shumë se dy javë më parë e solli reagime të shumta në rrjet.

Sipas njoftimit nga vetë stafi i JOQ, hapja është bëtë pas apelimit të bëtë nga stafi i redaksisë që ditën kur është mbyllur.

Po kështu në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se pas rikthimit të zërit të më shumë se 2 milionë shqiptarëve, do vijojë lufta opozitare kundër qeverisë.

“Pas 17 ditësh mbyllje, si pasojë e një sulmi rilindas, është rikthyer faqja e JOQ Albania në Facebook. Rikthimi i faqes ka ardhur pas apelimit të bërë nga stafi i redaksisë që ditën kur është mbyllur dhe vetëm sot, pas 17 ditësh, është rikthyer sërish zëri i 2 milionë shqiptarëve. Zëri opozitar në Shqipëri do vazhdojë të sulmohet, por kurrë e vërteta nuk do të fshihet. JOQ Albania, nuk e ndaloi në asnjë moment punën për të përcjellë zërin e shqiptarëve, pavarësisht sulmit të armatës mavi që me urdhëra qeveritarë, u përpoqën t’i vinin zinxhir lirisë së të shprehurit dhe çjerries së propagandës. Lajmi i rikthimit nuk do i pëlqejë as partive opozitare.” – thuhet në njoftimin e JOQ në Facebook.

Është ende e paqartë se kush e ka raportuar JOQ-në dhe në ç’mënyrë, pasi faqja ishte me çertifikatë sigurie dhe e njohur nga Facebook-u, ç’ka kërkon më shumë se disa raportime të thjeshta për ta mbyllur.

Kujtojmë se po në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas disa paralajmërimeve kryeministri Edi Rama e mbylli faqen përmes AKEP.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *