Vendosni fjalën kyçe....

Alkool në zyrat e Policisë, Alibeaj: Prokuroria s’ka hetuar


Në orën 09.30 të paradites së sotme, 6-ish deputetë të PD-së që akuzohen për hyrje me dhunë në komisariat dhe kundërshtim të forcave të policisë, ishin thirrur në Prokurorinë e Tiranës. Pasi dolën nga Prokuroria, ish-deputetët denoncuan para mediave pengimin me dhunë nga policia të ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese, për të marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.

Demokratët akuzuan policinë se ka manipuluar pamjet e datës 16 shkurt kur ish-deputetët u futën në komisariat për t’u informuar mbi gjendjen e të ndaluarve pas protestës.

Enkelejd Alibeaj tha se prokurorisë i janë vënë në dispozicion provat se mbrëmjen 16 Shkurtit, drejtuesit më të lartë të policisë janë gjetur duke konsumuar alkool, së bashku me prokurorin Kol Hysenaj. Por ai thotë se organi i akuzës nuk ka bërë asnjë hetim. Ish-deputeti u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë më 2 qershor para Kryeministrisë.

“Për t’ju sqaruar juve dhe publikun, sot në orën e caktuar, bashkë me gjithë kolegët, sipas një njoftimi të prokurorit të çështjes, duhet të paraqiteshin nën cilësinë e personit nën hetim.

Për dijeninë tuaj, personi nën hetim është njëlloj si i pandehuri, ka të drejtë të mos paraqitet vetë por të çojë avokatin e vet në zyrën e Prokurorit.

E megjithatë në rrespekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve, si qytetar mbi të gjitha, e ndjejmë të nevojshme të vijmë për të respektuar ligjin. Këtë bëmë në fakt.

I bëmë të ditur prokurorit të çështjes që minimalisht aktet kur vijnë të mos kalojnë nëpërmjet medias kur vijnë në dorën tonë, por të vijnë në rrugë zyrtare.

Veç kësaj të jenë akte të vlefshme. Ju e morët vesh më përpara që ishim në procedim ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë aktesh ka mbledhur Prokuroria. Ta rikorigjojë, të lexojë ligjin.  

Ne jemi të angazhuar për të kontribuar për të dalë të vërteta. Ia çova prokurorit përsëri kallëzimin penal.

Jo vetëm kaq, mirë do të ishte që ky akt, që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhej të avancohej, të hetohej. Nuk kanë bërë asgjë, zero veprim hetimor.

Ja cila është sinergjia midis Prokurorisë dhe Policisë, ja kjo është prova që po të donin mund ta kishin marrë. Po të donin mund të kishin nxjerrë dhe konkluzione mbi kallëzimin. 

Ne kemi bërë një kallëzim penal që do duhej të hetohej një orë e më parë. Ti merrnin edhe këto dokumente. Ishin nën efektin e alkolit, nën efektin e euforisë për të ngopur epshet e atyrë që kishin dhënë urdhër.

Situta kjo është midis Prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së vjetër të diktaturës. Akti që ka bërë prokurori është i paligjshëm, e pranoi edhe vetë.

Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, e shtetit, sot shqiptarët do duhet të marrin fatin e tyre në dorë. Dy duar për një kokë në dy qershor, ora 19:00 para Kryeministrisë janë të thirrur të gjithë.”, tha Alibeaj.

Ish-deputetët që u paraqitën sot në Prokurori janë: Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *