Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Demo kritikon reagimin e Donesit për Ramën: I kishte kapacitetet të parashikonte deri ku shkonin kauzat e tij


Gazetarja Elsa Demo ka kritikuar reagimin e shkrimtares Elvira Dones ndaj Edi Ramës pak ditë më parë duke theksuar se nuk ia falte zhgënjimin që shkrimtarja kishte për kryeministrin pasi ka qenë një mbështetëse e tij në vitin 2013.

Gazetarja Demo gjithashtu u ndal më tej mesazhi i Dones ku deklaroi se nuk i pëlqente momenti që shkrimtarja e maste pulsin e Shqipërisë npërmjet referencave të saj.

Mesazhi i Elvirës kishte dy momente: I pari, Elvira e mat pulsin e Shqipërisë nëpërmjet pulsit të miqve të saj. Të them të drejtën kjo nuk më pëlqeu shumë. Referencën ndaj miqve e kam me shumë rezerva sepse nuk janë matësi i vërtetët i pulsit”- tha gazetarja.

Elsa Demo më tej theksoi se Elvira Donesit nuk ia fal zhgënjimin ndaj Ramës sepse ajo i ka kapacitetet intelektuale që të kuptonte që në fillim se deri ku do të shkonte ky kryeministër.

Momenti i dytë ishte ndjesia e zhgënjimit. Njerëzve si Elvira nuk do ia falja aq shumë zhgënjimin prej Edi Ramës sepse them që i kishin kapacitet për të parashikuar se deri ku mund të shkonin kauzat e tij. Nga ana tjetër është një zë që zë vend. Tatëpjetat e Rilindjes kanë së paku tre vite, përpara se të fillonte mandati i dytë i qeverisjes”- deklaroi Demo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *