Vendosni fjalën kyçe....

Dy mjetet përplasen ‘kokë më kokë’ tek Ura e Dajlanit, njëra prej shofereve dërgohet në spital (FOTO)


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, dy dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.

Aksidenti ka ndodhur paradite te rrethrrotullimi në hyrje të Shkozetit, pranë Urës së Dajlanit, ku sipas “DurrësiLajm”, ku pas përplasjes me një mjet tip “Benz”, mjeti tjetër tip “Toyota” me targa AA 198 YJ, ka përfunduar mbi rrethrrotullim.

Si pasojë janë dëmtuar makina si dhe disa tabela të sinjalistikës rrugore. Drejtuesja e këtij mjeti ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Të dy mjetet drejtoheshin nga shofere gra.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe lirimin e trafikut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *