Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Budina: Ku kanë përfunduar 70 armë të Teatrit, ato nuk i hoqi as Enver Hoxha


Regjisori Edmond Budina, ka ngritur shqetësimin për materialet me vlerë që ruhen në brendësi të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, prej Teatrit Kombëtar për në Ministrinë e Brendshme, janë spostuar 70 armë, si pushkë, maliherë, automatikë, pistoleta etj., që u përkojnë periudhave të ndryshme.

Budina madje u bën thirrje institucioneve që të nisin hetimet për këtë çështje.

“Është e vërtetë. Janë 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme. Dhe këtu duhet të ketë një hetim: Ku kanë shkuar ato armë? Ato armë, nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem. Edhe Hoxha i sabotoi, por nuk i hoqi. Ato armë viheshin në dispozicion të shfaqjeve dhe ishin një vlerë e jashtëzakonshme e Teatrit Kombëtar, kështu që e përsëris, kjo ngjarje duhet hetuar!”– thotë Budina në një intervistë për gazetën Panorama.

E kjo sipas Budinës ka ndodhur në kohën që drejtues ka qenë Hervin Çuli.

“Po, bëhet fjalë, për jo më pak se 70 armë. E kam nga njerëz që kanë firmosur. Drejtor ka qenë Hervin Çuli dhe kjo ka ndodhur rreth vitit 2014 e në vazhdim, deri në afro 3 vite më herët.”– përgjigjet Budina.

Po ashtu Budina akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, se nuk e ka idenë se ç’thotë kur flet për Teatrin, rekuizitën, gardërobat…, duke qenë se nuk shkon ndonjëherë në Teatër.

Ai thotë se kur u zhvendos zyra e arkivit të Teatrit, kanë marrë të gjithë arkivin duke e shkatërruar plotësisht atë. Budina thotë se për arkivin mbajnë përgjigjësi të gjithë drejtuesit, si aktuali dhe ata përpara tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *