Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Duket se europianët e parë do vaksinohen para fundit të 2020-ës


Vendet e Bashkimit Evropian mund të fillojnë vaksinimet kundër koronavirusit sa më shpejt këtë vit. Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Kjo deklaratë vjen pasi Agjencia Europian e Barnave ka vendosur ta sjellë takimin për shqyrtimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech përpara Krishtlindjeve, më 21 dhjetor.

“Çdo ditë ka rëndësi – ne punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar vaksina COVID19 që janë të sigurta dhe efektive.

E mirëpres lajmin nga EMA  duke sjellë përpara takimin e saj për të diskutuar vaksinën Pfizer/ BioNTech, përpara Krishtlindjeve. 

Ka të ngjarë që evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020″, kështu shkroi Ursula von der Leyen në Twitter pas një vendimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të mbajtur një takim të jashtëzakonshëm mbi vaksinën Pfizer më 21 dhjetor, përpara një takimi të planifikuar më parë me 29 Dhjetor.

Pas miratimit të mundshëm nga Agjencia Europiane e Barnave, Reuters shkruan se Komisioni Evropian pritet të miratojë zyrtarisht vaksinën Pfizer brenda tre ditësh, pas konsultimeve me 27 qeveritë e BE-së.

Vendimet e komisionit për miratimet e ilaçeve zakonisht ndjekin rekomandimet e EMA-s. Miratimi i vaksinës Pfizer nga Komisioni konsiderohet një formalitet nëse EMA lëshon një rekomandim pozitiv.

Vendet e BE-së mund të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar nga Komisioni i BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *