Vendosni fjalën kyçe....

SPAK ngre akuza zyrtare për ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës: Shpërdoroi detyrën duke prishur dy prona


Prokuroria Speciale ka ngritur akuza zyrtare ndaj ish-kryebashkiakes nga radhët e LSI-së në Gjirokastër, Zamira Rami.

Me anë të një njoftimi, SPAK e akuzon znj.Rami për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet rreth kësaj çështje kanë nxjerrë sipas SPAK se Kryebashkiakja gjatë detyrës ka prishur në kundërshtim e ligjin dy prona në këtë qytet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.12.2020 ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 38 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurës:

Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 

Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish – Kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesëmilion e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë”-thuhet në njoftimin e SPAK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *