Vendosni fjalën kyçe....

Policia ngre postblloqe në rrugët hyrëse drejt Tiranës, ushtron kontrolle të shumta


Policia ka ngritur postblloqe në rrugën hyrëse në Tiranë.

Kjo masë vjen teksa në kryeqytet është paalajmëruar një tjetër protestë lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pesë ditë më parë.

Postblloqet janë ngritur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë.

Mësohet se policia po ushtron kontrolle të shumta ndaj mjeteve private dhe furgonëve që lëvizin në këtë rrugë.

Në Tiranë është thirrur një tjetër protestë ditën e sotme, e pesta që prej ngjarjes së rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *