Vendosni fjalën kyçe....

Trump e paralajmëroi prej muajsh, Sanders shfaqet si parashikues i asaj që do ndodhte pas zgjedhjeve (Video)


Senatori Bernie Sanders u bë viral një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA me një intervistë të mëparshme, ku ai arriti të parashikonte atë që do ndodhte pas zgjedhjeve të 3 nëntorit mes presidentit Trump e demokratit Biden.

Sanders, një ish-kandidat presidencial, i bëri deklaratat gjatë një bisede mne gazetarin Jimmy Fallon, në muajin tetor teksa fliste në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

“Është e mundshme që votat e para që do të numërohen do të jenë të njherëzve që do votojnë ditën e zgjedhjeve, të cilat do të jenë republikane.” – i tha Sanders gazetarit, duke përmendur në mënyrë specifike shtetet kyçe si Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin.

Senatori vazhdoi të shpjegonte se tre fushat e betejës nuk do të jenë në gjendje të fillojnë të përpunojnë fletët e tyre të votimit me postë deri në ditën e zgjedhjeve, për shkak të një numri dërrmues amerikanësh, kryesisht demokratë, që zgjedhin të votojnë me postë për shkak të pandemisë Covid-19.

Dhe në të vërtetë, disa orë pas natës së zgjedhjeve, shtetet e përmendura më sipër po numërojnë fletëvotimet e postuara me postë, të cilat po i japin fitoren Biden.

Në fund të intervistës, Sanders thotë se presidenti Trump do e deklaronte para kohe fitoren duke parë tendencën e numërimit para nisjes së numërimit të fletëe të votimit me postë.

Ai pohoi se presidenti Trump do argumentojë se fletëvotimet me postë janë të manipuluara.

Megjithatë duhet thënë se ndryshe nga Sanders, që e bëri deklaratën e mësipërme në tetor, presdenti Trump e ka denoncuar prej më shumë se katër muajsh çështjen e votës me postë duke thënë se ajo është e manipuluar dhe se do përdoret nga demokratët për të vjedhur zgjedhjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *