Vendosni fjalën kyçe....

Policia pas protestës në Shkodër: Një efektiv mbeti i plagosur


Pas protestave në Shkodër, një efektiv policie ka mbetur i plagosur. Të paktën kështu ka njoftuar policia e Shkodrës përmes një njoftimi për mediet ku ka bërë bilancin e dëmeve.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, protestuesit kanë dëmtuar me sende të forta godinën e PS-së dhe kanë gjuajtur punonjësit e policisë me sende të forta.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson.
Pjesmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.
Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.”- njofton policia.

Lidhur me përshkallëzimin e protestës së sotme, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi më herët e konsideroi të papranueshme dhunën dhe aktet vandale ndaj selisë së PS-së. Por gjithashtu akuzoi policinë se nuk ishte përgjigjur në kohë, pavarësisht se ajo i kishte telefonuar dy herë duke i njoftuar për përshkallëzimin e protestës. Edhe këtë ajo e konsideroi të papranueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *