Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua barbarisht pas sherrit në lokalin në Ishëm, ndërron jetë në spital 63-vjeçari


Ka ndërruar jetë në spital 55-vjeçari, i cili mbeti i plagosur pak ditë më parë pas një sherri në një lokal në Ishëm të Durrësit.

Dervish Kalaja, i cili u godit me sende të forta ishte shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se Kalaja ka qenë duke pirë në lokal me një shok të tij, me të cilin ka debatuar. Në konflikt janë përfshirë dhe persona të tjerë ndërsa ka ndërhyrë dhe pronari i lokalit.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 3 persona të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe pronari i lokalit. Ky i fundit mori edhe gjobë pasi kishte thyer orarin e lejuar për kryerjen e aktivitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *