Vendosni fjalën kyçe....

Juventus në aktin e dytë, “mision të pamundur” ndaj Atletikos së Madridit


Juventusi luan sot ndeshjen e kthimit të vlefshme për 1/8-at eLigës së Kampionëve. Bardhezinjtë që e kanë salduar titullin kampion dhe Liga e Kampionëve është trofeu që duhet fituar me çdo kusht.

Por humbja 2-0 ndaj Atletiko Madridit në ndeshjen e vajtjes e vështirëson jo pak arritjen e objektivit duke pasur parasysh se të besuarit e Simeones janë ndër ekipet më solide dhe të vështira për t’u mundur.

Portugezi Kristiano Ronaldo është shprehur besimplotë për sa i përket kualifikimit të Juventusit në çerekfinalet e kompeticionit edhe pse është i vetëdijshëm se sfida do jetë tejet e vështirë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme lihet sfida mes Mançester Sitit dhe Shalkes sfidë që duket e përfunduar duke qenë se anglezët kanë fituar që në Gjermani.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny – Cancelo, Bonuçi, Chiellini, Spinazzola – Emre Can, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi – Ronaldo, Mandzukic

Atletiko Madrid: Oblak – Juanfran, Gimenez, Godin, Arias – Saul Niguez, Koke, Rodrigo, Lemar – Morata, Griezmann


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *