Vendosni fjalën kyçe....

“Pas 30 viteve, sistemi ju shtyp ëndrrat. Ndryshimi duhet të vijë sërish nga të rinjtë” – Meta


Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se vendi ynë ka nevojë të bëjë një ndryshim të madh dhe të fortë. Këtë deklaratë ai e bëri në aktivitetin “Të rinjtë në aktualitetin politik”, ku tregoi se ai ka qenë pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizimin në vendin tonë.

Ai thotë se edhe tani 30 vjet pas, janë përsëri të rinjtë ata që duhet të sjellin ndryshimin. Dhe sipas tij ata mund ta bëjnë këtë vetëm duke qenë të bashkuar.

 “Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë.

E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë. Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë.

Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre. Klima e investimeve, për shkak të përkeqësimit dramatik. Pandemia ka shkaktuar papunësi, pasi të paktën 50 mije vete kane humbur punën. Mbështetja e biznesit, më e ulët së në çdo vend. Nevojitet pjesëmarrje më aktive e të rinjve në politikë”, tha Meta në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Ai u bëri gjithashtu thirrje partive politike që të kenë mes tyre të rinj dhe që ata të bëhen pjesë e listave të kandidatëve për deputetë. Meta u shpreh se do të jetë gjithmonë luftarak se dhe gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afrirmuar dhe fuqizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *