Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Opozita e Meta nxitësit e orkestruesit e dhunës, paguajnë minorenë të djegin rrugëve të qytetit


Kryeministri Rama ka akuzyuar opozitën e presidentin Meta se jo vetëm janë nxitësit e dhunës por edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha të vrarë nga polici.

Sipas kreut të qeverisë, ata janë të dëshpëruar pasi nuk kanë asnjë mundësi që të rikthehen në pushtet me zgjedhje.

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje! S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *