Vendosni fjalën kyçe....

Shërbimet inteligjente besojnë se Kongresmeni demokrat kishte raporte seksuale me spiunen e pretenduar kineze


Sipas gazetarit të Fox News, Tucker Carlson, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se kongresmenit demokrat Eric Swalwell ka pasur marrëdhënie seksuale me shtetasen kineze të akuzuar si spiune e Pekinit.

“Pas një hetimi të zgjeruar kundërzbulimi, hetuesit federalë u alarmuan aq shumë nga sjellja dhe aktivitetet e Christine Fang sa rreth vitit 2015 ata e lajmëruan Sëalëell për shqetësimet e tyre – duke i dhënë atij atë informacione të klasifikuara.” – njoftoi Axios të hënën.

Raporti pretendon se Swalwell ndërpreu menjëherë të gjitha lidhjet me Fang dhe se ajo më pas ‘u largua nga vendi në mënyrë të papritur në mes të 2015 midis hetimeve’.

“Një agjente kineze e inteligjencës, e quajtur Fang Fang, ose siç e riemërtoi veten kur erdhi në këtë vend, Christine Fung, u bë një person me ndikim brenda Partisë Demokratike të Kalifornisë. Gjatë rrugës ajo ndihmoi dhe futi në zyrat e PD-së një numër personash nën ndikimin e saj.

Fang kishte marrëdhënie seksuale me të paktën dy kryebashkiakë demokratë nga shtetet e amerikës qendrore. Fang gjithashtu filloi një marrëdhënie me një burrë të quajtur Eric Swalwell, i cili është në fakt Kogresmen demokrat.” – tha Carlson, duke cituar Axios.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *