Vendosni fjalën kyçe....

Holanda dëbon dy spiunët e dyshuar rusë


Holanda ka dëbuar dy spiunë të dyshuar rusë, që kanë punuar si diplomatë në këtë vend, tha shërbimi i inteligjencës.

Ata akuzohen për shënjestrim të sektorit të teknologjisë së lartë dhe ndërtimin e një “rrjeti të konsiderueshëm të burimeve” në industri.

Dy individët kanë punuar për Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), thanë zyrtarët holandezë.

Rusia i përshkroi akuzat si “të pabazuara” dhe tha se vendimi për dëbimin e shtetasve të saj është “provokues”.

Rusët e dëbuar ishin diplomatë të akredituar që punonin në Hagë, thanë të enjten autoritetet holandeze, raporton REL.

Ata u shpallën persona të padëshirueshëm dhe duhet të largohen nga Holanda.

Ministrja e Brendshme e Holandës, Karin Ollongren, tha se ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme për bisedë informative, në lidhje me rastin.

Ollongren tha se rrjeti i spiunëve të zbuluar me gjasë “ka shkaktuar dëme në organizatat ku burimet janë ose kanë qenë aktive”.

Leonid Slutsky, kryetar i Komitetit rus të Çështjeve Ndërkombëtare, u tha gazetarëve se Moska “do të detyrohet të ndërmarrë veprime simetrike”.

Kjo nuk është hera e parë që Holanda dëbon agjentë të dyshuar rusë.

Në vitin 2018, katër rusë të akuzuar për përpjekje për të kryer sulme kibernetike ndaj vëzhguesit global të armëve kimike, OPCW, janë dërguar në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *