Vendosni fjalën kyçe....

Robert Budina shpërthen ndaj policëve: Ku e gjeni kurajon që më shtyni, nuk jam i armatosur, t’ju vijë turp


Regjisori Robert Budina ka shpërthyer para policëve të FNSH-së në protestën që po zhvillohet në disa rrugë të Tiranës ditën e sotme.

Thirrjet me dënesë të Budinës ndaj policëve vinin si reagim ndaj dhunës së ushtruar të policisë në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Kam që në ‘90 që rri në rrugë. Ça i kemi bërë ne këtyre njerëzve?! Më shihni të armatosur?! Si mund të vijë polici dhe të më thotë ‘ik’?! A keni vëllezër? Motra? Prej jush e kam çuar fëmijën jashtë shtetit se nuk jeton dot këtu. Ça turpi jeni! Ku i keni armët? Si më shtyni mo?! Ku e gjeni kurajon?! Hiqe atë armë dhe trego se je qytetar. T’ju vijë turp. S’mund të gjuani. Ju na nxirrni dhe na detyroni që të kthehemi në dhunues. Hedhin gaz” -tha Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *