Vendosni fjalën kyçe....

Fantazia mbresëlënëse e demokratit Adam Schiff: Trump-i duhet shkarkuar, mund t’i “dhurojë” Alaskën Rusisë


Demokrati Adam Schiff pikturoi një skenar nëse presidenti Donald Trump nuk do shkarkohej, duke e modeluar atë si një diktator të gjithëfuqishëm që sundon nga Mar-a-Lago, duke lënë dhëndrin e tij të drejtojë Amerikën dhe duke i shitur Alaskën, Rusisë.

Fantazia e lartë e Schiff-it erdhi gjatë argumenteve përmbyllëse të gjyqit, pasi një seri votash proceduriale të premten e bënë të qartë se Trump nuk do të dënohet në të vërtetë për akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Juristët e presidentit argumentuan se Trump nuk mund të fajësohej, pasi nuk kreu asnjë veprim kriminal në bisedimet e tij me presidentin e Ukrainës.

Schiff nga ana e tij tha se abuzimi i pushtetit është i padiskutueshëm dhe paralajmëroi të gjitha llojet e rreziqeve me të cilët Amerika mund të përballet nëse Trump nuk frenohet, duke përfshirë humbjen e Alaskës që do i shitej Rusisë dhe duke pasur dhëndrin e Trump, Jared Kusher si një president në hije.

“Nëse abuzimi i pushtetit nuk do të ishte i dënueshëm, një gamë e tërë e sjelljes së papranueshme të një presidenti do të ishte përtej mundësive për t’u ndalur. Trump mund t’i ofrojë Alaskën, Rusisë në këmbim të mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme, ose të tërhiqet në Mar-a-Lago dhe të lejë Kushner-in të drejtojë vendin dhe të vendosë se kur do të shkojë në luftë’, shtoi ai.