Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në rrugët e Tiranës, kosha të djegur dhe policë me skafandra që ndjekin protestuesit(Video)


Rrugët e Tiranës janë përfshirë nga kaosi me protestën e sotme.

Shpërthimi dhe nervozizmi i qytetarëve ka qenë i madh, që prej vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Që prej fillimit të saj te Ministria e Brendshme janë hedhur dhe sulmuar me gurë policët e vendosur për të mbrojtur godinën.

Ndërsa më pas shpërndarja e turmave ka qenë në rrugë të ndryshme pjesë të protestuese kanë vandalizuar edhe Ministrinë e Financave.

Nëpër rrugë të tjera të Tiranës protestuesit kryesisht të rinj, kanë hedhur kosha në rrugë, i kanë vënë flakën atyre por nuk kanë munguar edhe përplasjet e drejtpërdrejta me policinë të cilët nuk kanë kursyer as shkopët e gomave.

Policia ka ndjekur edhe hap pas hapi turmën në tentativë për t’i shpërndarë duke mos lejuar grumbullimet e shumta të qytetarëve në një pozicion.