Vendosni fjalën kyçe....

“Hurmat nuk vrasin”- Të rinjtë e FRPD-së protestojnë për vdekjen e Klodian Rashës


Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë marshuar sot drejt Ministrisë së Brendshme e më pas drejt Kryeministrisë për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ata mbajnë disa pankarta, në të cilat shkruhet: “Hurmat nuk vrasin” pasi familjarët e tij thanë se Rasha nuk mbante armë por vetëm dy kokrra hurma.

“Ne të gjithë jemi Klodiani”- tha një nga protestuesit, i cili tha se në vend të Klodian Rashës mund të kishte qenë cilido prej tyre, pasi shumë njerëz kanë shkelur Aktin Normativ.

“Ai nuk ka bërë ndonjë gabim trashanik, por vetëm ishte pak jashtë orarit. Polici ka shkop, por nuk është shkop. Mos i zbatoni të gjitha urdhrat pa vend. Kaq kisha për Policinë.”– tha një tjetër i ri.

“Edhe Koreja e Veriut mund të na kishte zili për këtë komunizëm të moderuar që kemi vënë.”- tha një vajzë në protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *