Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë në Shkodër protestë me qirinj në duar për vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë


Dhjetëra të rinj janë mbledhur në Shkodër me qirinj në duar në shenjë proteste për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë.

Protesta e heshtur në Shkodër nisi nga qendra e qytetit dhe vazhdoi deri te Prefektura ku dhe u vendosën qirinjtë.

Kjo protestë është zhvilluar pas orës 22:00, një thyerje edhe e orës policore të vendosur nga autoritetet për shkak të pandemisë.

Në Tiranë është thirrur një protestë për ngjarjen e ndodhur, ditën e nesërme përpara Ministrisë së Rendit.