Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari Iranian: Shkencëtari ynë u vra me armë të kontrolluara me Satelit


Për vrasjen e studiuesit të lartë ushtarak iranian Mohsen Fakhrizadeh janë përdorur pajisje të sofistikuara elektronike të kontrolluara përmes lidhjeve satelitore. Të paktën sipas një zyrtari të lartë iranian.

Një informacion i tillë vjen nga Gjenerali Ramezan Sharif, zëdhënës i Trupave të Fuqishme të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).

RT shkruan se Sharif i bëri këto deklarata të shtunën gjatë një eventi në përkujtim të Fakhrizadeh.

“Vrasja e një shkencëtari në rrugë me një pajisje satelitore nuk mund të dëmtojë sigurinë tone.”– u citua Sharif duke thënë.

Shkencëtari Mohsen Fakhrizadeh u vra në një pritë javën e kaluar.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, tha se një armë e kontrolluar nga distanca ishte përdorur në pritën që i mori jetën shkencëtarit. Operacioni ishte “shumë i komplikuar” dhe nuk kërkonte praninë njerëzore në vend në kohën e sulmit.

Zyrtarët iranianë besojnë se vrasja e Fakhrizadeh u organizua nga Izraeli. Media iraniane raportoi se mbetjet e armës që e vrau atë, që u gjetën nga vendi i ngjarjes, treguan se e kishin origjinën nga ushtria izraelite.

Tel-Avivi nga ana e tij ka mohuar çdo përfshirje, teksa shefi i Inteligjencës, Eli Cohen, ka thënë se ai nuk e dinte kush qëndronte prapa sulmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *