Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: “Ku po i çoni paratë që morëm borxh për krizën e Covidit? Apo për fushatë?!”


Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme plenare në Kuvend, tha se qeveria ka marrë 1.2 miliardë euro borxh, por nga këto ka vënë në shërbim të pandemisë vetëm150 milionë euro.

Hajdari ngre pyetjen se ku kanë shkuar këto para, nëse nuk janë vënë në përdorim për menaxhimin e krizës nga pandemia.

“Sipas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria Rama do të marrë 15 milionë euro borxh për përballimin e Pandemisë. Një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë paratë që marrin borxh për Covidin?! 

Po t’i mbledhim bashkë, kemi marrë që nga fillimi kemi marrë 1.2 miliardë euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 milionë euro. Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq. Ose do ketë një rritje të lehtë.

Atëhere pyetja që lind është: Kur deficiti është i ulët, pse marrim kaq shumë borxh dhe mbi të gjitha pse vazhdojmë të marrim?! Apo është ky një lloj likuiditeti për fushatën që po vjen?

Nga gjithë borxhi që kemi marrë, 500 milionë euro i kemi marrë të dedikuara për përballimin e krizës që shkaktoi Covidi. Por qeveria Rama as 150 milionë euro nuk i ka çuar për përballiminin e krizës.

Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paktet e mbështetjes e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit. Pra kryeministri Rama është lideri i vetëm në rajon që merr më shumë para borxh dhe ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët.

Atyre fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak. Rritjen e ndihmës ekonomike që bën tani, e bën për të hapur fushatën e radhës.

Gjithë e gjithë, qeveria Rama ka kontribuar për krizën diku te 150 milionë euro. Pse u morën kaq shumë borxh për pandeminë, kur plani ishte që të përdorim kaq pak për kompensimin e dëmeve apo për mbështetjen e shëndetësisë., tha Hajdari.

Deputetja propozoi që Kuvendi të miratonte një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë që gjenden në vështirësi nga COVID-19 si dhe për bizneset e vogla.

“Dhe meqë këto lekë u morën borxh, 1.2 miliardë euro borxh, pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjafton te që të rikuperohej diçka. Nga kjo do të kemi fitime nga mbajtja e biznesit por dhe konsumit do t’i jepej një hov që është tkurrur. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka atë mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar.”, tha Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *