Vendosni fjalën kyçe....

Biden thotë se ai do t’i mbajë për pak kohë tarifat e Trumpit për Kinën


Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden i tha një kolumnisti të “New York Times” se ai nuk do t’i heqë menjëherë tarifat e larta që administrata e presidentit aktual Donald Trump vendosi ndaj Kinës. Ai synon që së pari të rishikojë marrëveshjen ekzistuese SHBA-Kinë.

“Unë nuk do të bëj asnjë lëvizje të menjëhershme dhe e njëjta gjë vlen dhe për tarifat.”- tha ai për gazetën. “Unë nuk do të paragjykoj opsionet e mia.”

Biden thotë se ai do të zhvillojë një “strategji koherente” me aleatët tradicionalë në Evropë dhe në Azi.

“Strategjia më e mirë e Kinës, unë mendoj se është një strategji që i tërheq të gjithë aleatët tanë – ose të paktën ato që ishin dikur në të njëjtën faqe. Do të jetë një përparësi e madhe për mua në javët e para të presidencës sime të përpiqem të kthehemi në të njëjtën faqe me aleatët tanë.”- tha Biden të mërkurën.

Ai vuri në dukje se Pekini nuk do të mirëpriste një SHBA që mbledh një koalicion kundër Kinës.

“Unë dua të sigurohem që do të luftojmë si dreqi duke investuar më parë në Amerikë”, u citua të thoshte Biden, duke përmendur kërkimet në energji, bioteknikë, materiale të përparuara dhe inteligjencën artificiale si fusha që mund të përdorin më shumë investime qeveritare.

“Unë nuk do të hyj në ndonjë marrëveshje të re tregtare me askënd derisa të kemi bërë investime të mëdha këtu në shtëpi dhe tek punëtorët tanë.”– shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *