Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk: SpaceX do të zbresë në Mars për 2 vite, njerëzit për 4 ose 6 vite


Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka zbuluar se kompania e tij ka plane të jashtëzakonshme për të dërguar anijen e saj të parë në planetin Mars deri në vitin 2022 dhe që vetëm disa vite më vonë edhe njerëzit të shkojnë në Planetin e Kuq.

Musk shpjegoi planet e kompanisë së tij në Mars gjatë një interviste të martën. Miliarderi shpjegoi se udhëtimet drejt Marsit varen nga orbita e planetit kur rreshtohet me Tokën, diçka që ndodh afërsisht çdo dy vjet.

Rreshtimi më i fundit ndodhi në fillim të këtij viti kështu që sinkronizimet e radhës do të ndodhin në 2022, 2024 dhe 2026.

“Unë do të thoja me shumë besim që gjashtë vjet nga tani, njerëzit do të udhëtojnë në Mars. Nëse kemi fat, mbase katër vjet, dhe për dy vjet do të provojmë të dërgojmë atje një mjet pa ekuipazh.”– tha Musk, citon RT.

Musk zbuloi gjithashtu se edhe vetë planifikon të udhëtojë në anijen kozmike të SpaceX-it “Starship” në dy-tre vitet e ardhshme. Sidoqoftë, ai shtoi se fokusi i tij kryesor është të sigurojë që teknologjia të jetë në funksion për të mundësuar që “shumë njerëz të shkojnë në Mars për të nisur jetën ndërplanetare dhe të kenë një bazë në hënë”.

Anija “Starship” do bëjë testin e saj të madh të fluturimit këtë javë, për të shkuar deri në 15 kilometra në qiell para se të ulet përsëri.

Pajisja fluturuese po ndërtohet për të transportuar deri në 100 njerëz rreth Sistemit Diellor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *