Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon për projektligjin kundër “meme-krijuesëve” që Rama e mohoi: Nuk jep ndihmë financiare por përpiqet t’iu mbyllë gojën kritikëve


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për lajmin mbi qarkullimin e një projektligji i cili do dënojë personat që bëjnë meme pa pëlqimin e dikujt.

Basha thotë se Rama po përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve ndërkohë që duhet të jepte ndihmë financiare dhe të shpëtonte jetët e njerëzve.

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!”-shkruan Basha.

Më herët, kryeministri Edi Rama mohoi se po përgatitet një ligj i tillë në zyrat e institucioneve ligjvënëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *