Vendosni fjalën kyçe....

“Supercar Blondie” – Njihuni me influenceren nr.1 të rrjeteve sociale


Alex Hirschi, është një nga personat më të famshëm në botë. E njohur si ‘Supercar Blondie’, prezantuesja dhe vlogerja e mediave sociale australiane jeton në Dubai.

Ajo është më së shumti e njohur për videot e saj mbi automjetet, të cilat i poston rregullisht në Facebook, Instagram, Youtube e Twitter. Po kush është është Hirschi dhe si e arriti suksesin.

Bio

Alexandra Mary Hirschi ka lindur më 21 shtator 1985, në Brisbane, Australi ndërsa tani për tani jeton në Dubai, Emiratet Arabe. Faqja e saj në Facebook ka më shumë se 31.9 milionë ndjekës, Instagrami i saj mbi 7.7 milionë ndjekës ndërsa njoftoi para tre ditësh se faqja e saj në Youtube arriti 5 milionë ndjekës. Sipas Socialbakers, faqja e saj në Facebook ishte globalisht faqja e automjeteve me rritjen më të shpejtë në 2018.

E lindur në Brisbane, Australi, Hirschi kishte një pasion për makinat që në moshë të vogël. Makina e parë që ajo ka pasur ishte një Mitsubishi Lancer. Ajo studoi Gazetari dhe Biznes në Universitetin e Teknologjisë Queensland përpara se të transferohej në Dubai në 2008.

Supercar Blondie është ngritur për t’u bërë një nga personalitetet më të njohura të automobilave në planet.

Alexandra Mary Hirschi aka ‘Supercar Blondie’ është një persona i famshëm i botës së automobiliëve bashkëkohorë, tërheqëse dhe e plotë. Por çfarë ka bërë dhe çfarë bën ajo që e bën kaq të suksesshme?

Si një nga personalitetet më të suksesshme të automobilave, Supercar Blondie nuk po tregon asnjë shenjë ndalimi.

Së pari dhe më e rëndësishmja, Alex është një dashnore e vërtetë e makinave që është e apasionuar pas punës së saj. Ajo është gjithashtu fotozhenike, super e zgjuar dhe i njeh në imtësi punët që bën.

Por më shumë se gjithçka tjetër, Supercar Blondie është një gjeni e marketingut. Ajo përdor pothuajse çdo media sociale që është në dispozicion për t’i bërë publicitet emrit dhe punës së saj para miliona shikuesve dhe ndjekësve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe pjesën tjetër të botës.

Kush tjetër mund të kërcejë nga vendi në vend, shtet në shtet duke kontrolluar makinat më të nxehta, më ekstreme në treg? Pavarësisht nëse është në Indi, Dubai, Evropë apo Shtetet e Bashkuara, ajo sjell me vete një eksitim joshës, duke rezultuar në atë që të ketë miliona ndjekës.

Njerëzit duan ta shohin një video të saj kudo që të shkojë, duke dashur ta shohin atë në veprim ndërsa eksploron makinat më të mira dhe më të shpejta në botë.

Megjithatë asgjë nuk i ka ardhur nga hiçi. Ajo duhej të punonte shumë për të duke shkuar në kolegj, duke u diplomuar në gazetari dhe më pas iu desh të gjente punë. Ajo u zhvendos nga Australia në Dubai ku qëndron prej më shumë se 9 vitesh.

Nëse shikoni në kanalin Supercar Blondie në YouTube, do të shihni se javë pas jave ajo paraqet makina të reja, përfshirë makina konceptuale. Alex po udhëton pa ndërprerje dhe gjen atë që nuk e gjen gjetiu.

Mbretëreshë e Mediave Sociale

Nëse dikush kërkon ‘Supercar Blondie’ në Google, ajo që del më së pari është kanali i saj në YouTube. Të jesh rezultati numër një për një kërkim të tillë është thjesht çmenduri! Duhen më shumë sesa thjesht të paguash para për Google për të qenë rezultati numër një i kërkimit.

Shumë artikuj duhet të shkruhen, komentet duhet të postohen, si dhe mijëra e mijëra klikime duhet të ndodhin. Lidhur me mjetet e mediave sociale, ajo i përdor pothuajse të gjitha ato dhe i përdor mirë. Ajo ka mbi 50,000 ndjekës në Twitter, 5 milionë abonentë në YouTube, më shumë se 7.7 milionë ndjekës në Instagram dhe ka mbi 32 milionë ndjekës në Facebook.

Këto statistika janë me të vërtetë të mahnitshme dhe janë tregues të shkëlqyeshëm për shkallën e depërtimit brenda tregut të automjeteve që Supercar Blondie ka qenë në gjendje të arrijë.

Një shije ekstravagante në vetura

Supercar Blondie nuk duket se i mban veturat e saj për shumë kohë. Edhe super veturat e saj shpejt shiten dhe zëvendësohen me udhëtime edhe më të nxehta. Thënë kjo, ajo është një tifoze që i jep udhëtimeve të saj ngjyrat e duhura duke përfunduar punën që e bën të dallohet nga pjesa tjetër.

Alex gjithashtu mbështetet shumë në aspektin vizual kur bëhet fjalë për videot dhe fotot që ajo ngarkon, në masën që i përshtatet veshjes së saj me makinën dhe temës së përgjithshme të situatës.

Një yll lind

Lista e revistave që paraqesin atë vazhdon të rritet. Sipas supercarblondie.com, ajo është paraqitur në Forbes, Maxim, GQ dhe Esquire, vetëm për të përmendur disa prej mediave që e kanë shfaqur.

Me sensin e saj të mprehtë të biznesit, ndërsa llojet e reja të mediave bëhen të disponueshme Supercar Blondie ka shumë të ngjarë t’i përdorë ato dhe t’i përkulë sipas dëshirës së saj, duke çuar në një audiencë gjithnjë në rritje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *