Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 60-vjeçari në Lezhë


Një person ka humbur jetën në Lezhë pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, në rrugën Lezhë-Milot ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Gjon Kola. Aksidenti ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës në zonë.

Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *