Vendosni fjalën kyçe....

New York Times: A është rënia e dhëmbëve një tjetër pasojë e Covidit?


Disa pacientë që i kanë mbijetuar koronavirusit po raportojnë një simptomë të çuditshme si pasojë e infeksionit: U bien dhëmbët.

43 vjeçarja Farah Khemili, e kaloi koronavirusin këtë pranverë, por këtë muaj ndërsa përtypte një nenexhik, filloi t’i lëvizte një nga dhëmbët e poshtëm.

Ajo tha për New York Times së një ditë më vonë, dhëmbi i ra pa gjak dhe pa dhimbje.

Nuk ndjeu dhimbje, por Khemili ishte konfuze dhe e alarmuar dhe zëvendësimi i dhëmbit, do t’i kushtojë asaj gati 50,000 dollarë. Ajo shkoi te dentisti, i cili i tha asaj se po humbte kockat në nofullat e saj nga një histori e pirjes së duhanit.

Por Khemili dyshoi gjithashtu se me këtë mund të ketë lidhje edhe koronavirusi.

Ajo kontrolloi në Facebook dhe mësoi se nuk ishte e vetmja. Një grua tjetër dhe një djalë 12-vjeçar kishin humbur dhëmbët në një mënyrë të ngjashme me të, pasi ishin shëruar nga COVID-19.

Dentistët ende nuk kanë parë ndonjë provë konkrete ose të dhëna që rënia e dhëmbëve është simptomë apo pasojë e koronavirusit.

Por që kur filloi pandemia, lista e simptomave nga koronavirusi është rritur dhe ka përfshirë efekte që në fillim dukeshin të çuditshme, si humbja e nuhatjes.

Dhe një nëngrup i vogël njerëzish ndajnë dy gjëra të përbashkëta: humbja e dhëmbëve dhe COVID-19. Por  jo nuk do të thotë se këto të dyja janë të lidhura,

Megjithatë, humbja e dhëmbëve pa dhimbje është shumë e rrallë, duke i bërë disa dentistë skeptikë.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që dhëmbët të bien nga bazat e tyre.”– i tha New York Times mjeku periodontist, David Okano, i cili është profesor në Universitetin e Utah.

Ne e dimë, nga ana tjetër, se koronavirusi mund të sulmojë gojën.

Koronavirusi hyn në qelizat njerëzore përmes proteinave ‘derë,’ të njohur si receptorët ACE2.

Këta receptorë gjenden në sipërfaqet e shumë llojeve të ndryshme të qelizave, duke përfshirë indet e mushkërive, enët e gjakut dhe, shkencëtarët mësuan kohët e fundit se qelizat në gjëndrat e pështymës, bajamet dhe gjuha janë më të pasura me receptorët ACE2.

Studiuesit në Institutin Shkencor dhe të Kërkimit të Shoqatës Amerikane të Dentarëve besojnë se kjo mund të ndihmojë pse disa pacientë humbin ndjenjën e shijes kur kanë COVID-19, dhe nganjëherë vazhdojnë të mos jenë në gjendje të shijojnë për javë ose muaj.

“Studimi ynë tregon se goja është një rrugë infeksioni si dhe një inkubator për virusin SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19.”– tha për Live Science bashkëautori i studimit Dr Kevin Byrd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *