Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me armë zjarri shtetasi shqiptar në Belgjikë


Një emigrant shqiptar në Belgjikë është ekzekutuar me armë zjarri.

Mediat lokale  belge raportojnë se ngjarja kanë ndodhur në zonën e Molenbeek, ku 38-vjeçari u ekzekutua me 8 plumba duke mbetur i vdekur në vend. Në vendngjarje Prokuroria kërkoi ekspert të balistikës dhe mjek ligjor.

“Ka pasur të shtëna në afërsi të bulevardit Mettewie. Një person ka mbetur i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1982. Prokuroria ka kërkuar një ekspert balistik dhe një mjek ligjor”, është shprehur zëdhënësja e prokurorisë Sarah Durant.

Dyshohet se i ndjeri ishte emigrant ilegal në Belgjikë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe motivet e atentatit.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.