Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë


Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka uruar Shqipërinë në ditën e ngritjes së flamurit.

Pompeo në urimin e tij vlerëson rolin e Shqipërisë si kryesuese e OSBE-së dhe në sigurimin e paqes si anëtare e Aleancës së NATO-s.

Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”-shkruan Pompeo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *