Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta artistja Lumturi Blloshmi, prej 3 javësh luftonte me koronavirusin


Një tjetër lajm i hidhur për botën e artit. “News 24” raporton se Covid-19 i ka marrë jetën sot artistes së njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.

Piktorja 76-vjeçare kishte disa ditë që ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa kishte tre javë që luftonte me virusin.

Lumturi Blloshmi ishte e njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë për veprat e saj.

Artistja lindi më 1944 në Tiranë. Ajo u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB) në vitin 1968. Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt).

Ajo ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *