Vendosni fjalën kyçe....

Berat/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi dhe pasagjerët


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat ku një automjet tip “Fod focus” doli nga rruga dhe u përmbys pranë pedonales së re në periferi të qytetit të Beratit.

Mësohet se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar autoritetet që kanë mbërritur në kohë dhe kanë arritur të nxjerrin nga automjeti drejtuesin dhe pasagjerët.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.